Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti nga Estonia: Në Kosovë aleatët e Rusisë kanë tendenca për sulme kibernetike

Gazeta10
06 September 2023 - 9:46

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar sot për në Tallinn të Estonisë, ku ai ka mbajtur fjalimin e tij mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” ai tha se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike të cilat sipas tij, mund të vije nga aleatët e Rusisë.

Gjithashtu ai u shpreh  se në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm, sipas tij, Kosova është e pajisur me internetin në gjithë territorin e saj dhe se kosovarët kanë mundësi në qasjen në marketin ndërkombëtar.

Ai shtoi se Kosova është e hapur që të mësoj nga aleatët e saj për një demokraci sa më të fortë digjitale.

“Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin qe shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar.Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tëndenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.