
Në një lidhje direkte nga Mitrovica e Veriut për emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, pas përfundimit të afatit për lirimin e një objekti në veri, gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë se për herë të parë nuk kemi asnjë protestues në këtë pjesë.
Duke komentuar vendimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kërstiq ka thënë se Serbia e ka kuptuar që ka përfunduar koha e incidenteve në veri.
Në lidhje me mbylljen e zyrtarëve serb në këtë objekt Kërstiq ka thënë se serbët do të presin takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiq dhe nuk beson që do të mbesin gjatë sikurse kryetar i Leposaviqit. /Gazeta10/