
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, për të cilat tha se problemi rreth mbajtjes së këtyre zgjedhjeve qëndron tek serbët që jetojnë atje.
Sipas Osmanit, ky problem po vjen si shkak i serbëve e si pasoj e frikës që paguhen e nxiten nga vet Aleksander Vuçiq, deklaroi ajo për emisionin “Politiko”. Osmani u shpreh se serbët lokal po bëjnë presion që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, dhe se nuk po shohin ndonjë lëvizje ku Vuçiq do të ndalojë të ndërhyjë në zgjedhjet e një shteti tjetër.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.
Ajo shpreson që komuniteti ndërkombëtarë të mos lejojë sërish Vuçiqin të bëjë presion, ndërsa shtoi se serbët lokalë nuk i bojkotuan zgjedhjet në mënyrë vullnetare.
“Neve na duhet garancë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Adresa për presion është Beogradi, jo Kosova”, shtoi ajo.
Ndërkaq e para e vendit ka shtuar se për antarësimin e Kosovës në BE, duhet të përshpejtojë punët.
“Mbi 93 për qind të popullatës sonë janë pro rrugës së integrimit në BE. Por, nuk është vetëm kjo, ne besojmë se është rruga e vetme që sjellë prosperitet, zhvillim ekonomik, dhe paqe të qëndrueshme e stabilitet. Dhe për një rajon që ka kaluar aq shumë në të kaluarën, sigurimi i paqes, që më pas hap rrugët e prosperitetit, është esencial”, tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani./ Gazeta10
Osmani: Kosova e gatshme për zgjedhjet në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, për të cilat tha se problemi rreth mbajtjes së këtyre zgjedhjeve qëndron tek serbët që jetojnë atje.
Sipas Osmanit, ky problem po vjen si shkak i serbëve e si pasoj e frikës që paguhen e nxiten nga vet Aleksander Vuçiq, deklaroi ajo për emisionin “Politico”. Osmani u shpreh se serbët lokal po bëjnë presion që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, dhe se nuk po shohin ndonjë lëvizje ku Vuçiq do të ndalojë të ndërhyjë në zgjedhjet e një shteti tjetër.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.
Ajo shpreson që komuniteti ndërkombëtarë të mos lejojë sërish Vuçiqin të bëjë presion, ndërsa shtoi se serbët lokalë nuk i bojkotuan zgjedhjet në mënyrë vullnetare.
“Neve na duhet garancë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Adresa për presion është Beogradi, jo Kosova”, shtoi ajo.
Ndërkaq e para e vendit ka shtuar se për antarësimin e Kosovës në BE, duhet të përshpejtojë punët.
“Mbi 93 për qind të popullatës sonë janë pro rrugës së integrimit në BE. Por, nuk është vetëm kjo, ne besojmë se është rruga e vetme që sjellë prosperitet, zhvillim ekonomik, dhe paqe të qëndrueshme e stabilitet. Dhe për një rajon që ka kaluar aq shumë në të kaluarën, sigurimi i paqes, që më pas hap rrugët e prosperitetit, është esencial”, tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Gazeta10