Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Po e publikoj jo për marketing “- Reperi Don Xhoni dhuron një shtëpi për bamirësi

Gazeta10
17 September 2023 - 9:41

Reperi drenicak, shumë i dëgjuar nga shqiptarët, Don Xhoni, sot ka bërë një familje me shtëpi.

Përvec talentit që ka për muzikën, ai shfaq një anë tjetër të tijën, duke u treguar tejet human, përderisa dhuron një shtëpi për një familje nevojtare.

Reperi ishte mbrëmë (e premte) në Suharekë, për ta takuar Halil Kastratin te shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe darkuan së bashku.

Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.

Ai shkruan: “Një familje po surprizohet me shtëpi të re”, duke marrë shumë vëmendje në llogarinë e tij në Instagram.

Nga ky lajm e ky përshkrim, u emocionuan të gjithë ndjekësit e tij, e gjithashtu edhe fansat e reperit nga gjesti i tij human.

Përndryshe, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni bën një gjest të tillë.

Ai ka ndihmuar shume herë shumë familje në nevojë, e këtë e ka treguar në shumë dalje televizive.

Ndërkohë, vet Don Xhon e rishpërndau në rrjetet sociale fotografinë me Halilin, duke shkruar në përshkrimin e saj: “E falënderoj Zotin që në këtë moshë të re na e ka mundësuar që me i ndihmu dikujt edhe me e bë të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa me e gëzu dikë, për atë edhe e kemi publiku, jo për marketing, por për t’ju bërë thirrje krejt juve që keni mundësi që të ndihmoni sado pak. Krejt nga pak bëhet shumë! Zoti na rujt krejeve”, ka shkruar reperi nga Drenasi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.