Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti viziton festivalin “Ulpiana Fest” që po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës

Gazeta10
17 September 2023 - 22:29

Festivali dyditor i cili ka karakter historik dhe kulturor, po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës. Ai është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën.

Përmes tij synohet që të ngritët vetëdija dhe kureshtja e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti.

Me manifestimin e këtij festivali, shikuesve dhe pjesëmarrësve u ofrohen përjetime të copëzave nga antikiteti duke përfshirë veshjet, recetat ushqimore, lojërat, si dhe zejet artizanale.

“Ulpiana Fest” që po mbahet me 16 dhe 17 shtator, organizohet nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.