
Fadil Halimi – Kryetar i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, ka thënë se greva do të vazhdojë në këtë komunë.
Halimi iu është kundërpërgjigjur Drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, i cili tha se nesër do të fillojë procesi mësimor.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta10.
“Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevë. Për çdo risi, do të informoheni me kohë”, ka shkruar ai./Gazeta10