Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një muaj paraburgim për 48-vjeçarin që dyshohet se vrau shokun e tij në Malishevë

Gazeta10
21 September 2023 - 15:21

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar kështu masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Isuf Zogajt, i cili dyshohet për vrasjen e 42-vjeçarit, Avni Basha në Malishevë.

Përmes një njoftimi në media, Gjykata njofton se Zogaj dyshohet se ka kryer veprat penale, “Vrasje” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas kërkesës, “me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë””, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.