Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Dje humbëm një polic të mrekullueshëm që u vra në luftë për Kosovën

Gazeta10
25 September 2023 - 14:27

Në mbledhjen komemorative për nder të rreshterit Bunjaku i pranishëm ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla  tha se gjatë ditës së djeshme humbëm nje personalitet me vlera të larta ku ai e cilësonte Bunjakun si person të mrekullueshëm në të gjitha aspektet.

“Jam sot para jush me ndjenjën e dhimbjes që kisha edhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur. Kësaj dhimbjeje që po e ndjej po i shtohet edhe krenaria që e kishim fatin ta kemi reshterin Bunjaku në radhët tona”.

“Guximi i pashembullt që këtë rrugë që e hapi që 22 vite është dhe duhet të jetë pasqyrë se duhet të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë. Dje humbëm një njeri të mirë, baba të mrekullueshëm, një polic të mrekullueshëm që u vra në luftën për Kosovën. Në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, Kosovën ta bëjmë vendin që ai ka dashur”, ka thënë Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.