
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të mbaj takim me ambasadorët e vendeve të Quintit.
“Presidenti i Serbisë do të takohet me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian”, njoftuan nga zyra e Vuçiqit.
Takimi është caktuar në ora 8:30, të martën.