
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet me prurjet e reja në muzikë, ajo së fundi e ka publikuar bashkëpunimin e saj me këngëtarët nga Shqipëria Klajdi Haruni dhe Bruno.
Por që kjo nuk është e tëra çfarë ka në plan ajo pasi që së shpejti do të vijë prap në bashkëpunim dhe këtë radhë me reperin Mozzik.
Me postimin e një videoje në TikTok ata kanë lënë për të kuptuar se i kanë bashkuar forcat për këngën e re dhe pa dyshim ky do të jetë hiti i radhës nga të dy artistët.