Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Elshani: Nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 pjesëtarëve terroristë

Gazeta10
27 September 2023 - 13:01

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka pasur qëllim vrasjen e 30 pjesëtarëve të grupit terrorist.

Ai, në një deklarim për media tha se qëllimi kryesor i Policisë së Kosovës ka qenë lirimi i territorit në Banjskë nga grupi terrorist.


“Si pjesë të videove që i keni parë, unë nuk kam çfarë të hyjë nëpër to. Unë konsideroj se planifikimi policor ka qenë i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjëherë qëllim t’i vrasim 30 veta. Qëllimi ynë ka qenë lirimi i territorit tonë këtu nga grupet kriminale. Ne konsiderojmë se kemi mbërri qëllimin tonë, atë qëllim që e kemi pasur”, ka thënë Elshani.

“Kemi pasur koordinim shumë të mirë me eprorët tanë në qendrën ‘Enver Zymberi’ dhe veprimet pastaj kanë qenë shumë të shpejta”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.