Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E konfirmuar, Radojçiq pas plagosjes i shtrirë në Spitalin e Beogradit

Gazeta10
27 September 2023 - 16:17

Milan Radojçiq i cili u zu me video xhirime se ishte organizator i grupit terrorist që e sulmoj policinë e Kosovës të dielen nga Manastiri i Banjskës, tashmë konfirmohet se është i plagosur dhe i shtrirë në rapartin trauma 2 në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Indeksonline ka biseduar me operatorët e spitalit ku kanë dhënë informata se ai është i shtrirë në repartin trauma 2.

Sipas tyre me të kuptuar se janë gazetarë nga Kosova , kontaktet janë bllokuar nga spitali në fjalë.

Ndryshe Radoiçiq me grupin terrorist në orët e para të mëngjesit kanë filluar sulmet ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku për pasoj ka mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa është plagosur Alban Rashiti.

Ndërsa nga grupi terrorist kanë mbetë të vrarë deri tash 4 persona.

Sulmi në veri , nga institucionet vendore dhe të huaja po cilësohet terrorist dhe më i madhi që nga pas lufta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.