
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është i gatshëm të luftojnë për vendin e tij në formacionin bazë të skuadrës së Chelseat, shkruan Gazeta10.
Broja do t’a sfidojë blerjen e re të Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, për pozitën e qendërsulmuesit të ekipit londinez.
Broja nuk kishte pranuar të largohej nga “Stamford Bridge” këtë verë dhe së fundmi rinovoi kontratën e tij me Chelsean, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.
Broja signs a new deal💙💙
Broja: “I’m lost for words really just thinking about it. It’s the club I’ve dreamed of playing for my whole life, the club that I support and the club that I love. I’ve been here since I was a boy so it’s a surreal feeling for me and my family.” pic.twitter.com/QadZNaCTzS— @AllChelseaFootballClub💙 (@AlFutbalClubs) September 2, 2022
Shqiptari është shprehur i lumtur me qëndrimin e tij te Chelsea dhe tha se do të bëjë maksimumin që të ketë sa më shumë minutazh te ekipi londinez.
“Sapo kam rinovuar kontratën me Chelsean dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. Unë besoj se mund t’i ndihmoj shumë këtij klubi. Do të jap maksimumin që ta ndihmoj skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi Broja.
20-vjeçari stinorin e kaluar kaloi nëpër një formë mjaft të lartë sa ishte në huazim te Southamptoni, ku arriti që të shënoj nëntë gola për ‘The Saints’.
Këtë edicion me Chelsean, Broja ka luajtur vetëm 69 minuta në elitën e futbollit anglez. /Gazeta10/