Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjuriq për  Kurtin:  Nuk është partner për normalizim, kërkon të dëbojë serbët

Gazeta10
09 October 2023 - 9:50

Ambasadori i Serbisë  Marko Gjuriq, ka thënë se akuzat e Kosovës ndaj djalit të presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, tregojnë se “konflikti i rrezikshëm hibrid” i Albin Kurtit me Serbinë nuk ka pushim, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga SHBA dhe BE.

“Në një seri tjetër lëvizjesh të regjimit të Aljbin Kurtit në shkallët e përshkallëzimit – zyrtarët më të lartë të regjimit kanë vënë në shënjestër Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke bërë akuza të rrepta të rreme me qëllim të denigrimit të mëtejshëm të Serbisë dhe duke delegjitimuar qeverinë e saj”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”.

Ai ka theksuar se, në të njëjtën kohë, sundimi i terrorit vazhdon çdo ditë në terren.

“Sot, forcat e Kurtit hipën në një ambulancë dhe penguan dërgimin e mjeteve jetike në një objekt mjekësor. Dje kanë kryer fluturime stërvitore të dronëve vrasës mbi Gjakovë, duke vazhduar kështu grumbullimin e paparë të forcave speciale të Kurtit në veri të Kosovës. për të 20-tin muaj me radhë, në kundërshtim me nenin 9. të Marrëveshjes së Brukselit”, përkujton Gjuriq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.