Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Kroaci, ftohet nga Milanoviq

Gazeta10
09 October 2023 - 16:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.

Sipas një njoftimi për media të Presidencës, në fokus të diskutimeve gjatë vizitë së saj, do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.