Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmitari i radhës i mbrojtur është ish-pjesëtar i UÇK-së

Gazeta10
11 October 2023 - 12:54

Një ish-pjesëtar i UÇK-së, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dëshmitari i 30-të sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmia e të cilit ka të bëjë edhe me strukturës komanduese të kësaj ushtrie në Shqipëri dhe zonën e Pashtrikut.

Këtë dëshmitar, ka filluar ta marrë në pyetje prokurori special, Matt Halling, i cili e ka pyetur lidhur me një intervistë të cilën ai e ka dhënë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për disa plotësim-ndryshime të saj që janë bërë.

Kjo është konfirmuar edhe nga dëshmitari i 30-të, i cili është i mbrojtur.

Pas kësaj, prokurori Halling ka kërkuar nga trupi gjykues që kjo intervistë dhe dokumentet përcjellëse të pranohen si prova materiale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.