Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pengesat në rrugën Prishtinë-Podujevë po shkaktojnë kolona

Gazeta10
06 September 2022 - 8:31

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmeti, është raportuar pas dërgimit të shumë pamjeve nga publiku në Raporto10, për kolonë të madhe që në orët e herëshme të mëngjesit, për shkak të pengesave të vendosura në rrugën Besia, Magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta10.

Sipas gazetarës në terren, këto pengesa janë duke u shkaktuar për shkak se rruga Besia është ende në ndërtim.

“Pas shumë fotove dhe videove që kemi marrur tek Raporto10, jemi këtu në vendin e ngjarjes, në fshatin Besi për të parë ato që na kanë raportuar. Sic po shihet, për shkak të pengesave diku afer 500 metra rrugë, sipas raportuesëve tanë këto pengesa po shkaktojnë kolona të gjata. Këto pengesa janë vendosur për shkak se rruga Besia është ende në punim…”, tha ndër të tjera gazetarja.

Arben Ahmeti shtoi se është e quditshme këto pengesa jo të mëdha të shkaktojnë kaq shumë kolonë që herët në mëngjes, duke e pyetur se a mund të jetë arsye dicka tjeter./Gazeta10.

https://youtu.be/hspybMg7hrQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.