Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për Ahtisaarin: Ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s

Gazeta10
16 October 2023 - 11:21

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqqi ka kujtuar ish-presidentin e Finlandës,  Martti Ahtisarin, punën e të cilit tha se pati fatin ta përjetoj edhe Kosova.

Tutje Krasniqi theksoj rëndësinë dhe angazhimin e tij për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, President Ahtisaari!

Një jetë kontribut për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës. Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova.

Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Ai nuk pati asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush viktima në rastin tonë, prandaj, edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë”!

Faleminderit për të gjitha, Presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.