Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për Ahtisaarin: Diplomat i shquar dhe kampion i paqes

Gazeta10
16 October 2023 - 13:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ai përmes platformës X  tha se Ahtisaari ishte diplomat i shquar dhe kampion i paqes, që sipas tij, pati kontribuar për sigurinë dhe paqen në rajon.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.