
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është transferuar në Australi, te skuadra Melbourne City, shkruan Gazeta10.
Berisha ka kaluar te Melbourne në formë huazimi deri në fund të sezonit.
🇽🇰 We're delighted to confirm that Kosovan international Valon Berisha will join City on loan for the upcoming @aleaguemen season!
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) September 7, 2022
𝙅𝙤𝙞𝙣 𝙝𝙞𝙢 𝙖𝙣𝙙 𝙨𝙞𝙜𝙣 𝙤𝙣 ✍️ https://t.co/XRvx6Cyk2H
Në njoftimin e Melbourne thuhet se 29-vjeçari është duke pritur vizën nga shteti australian që të finalizohet e gjithë marrëveshja.
Mesfushori vjen te klubi Australian, pas një periudhe dyvjeçare të kaluar te skuadra franceze Stade de Reims.
Me skuadrën franceze përgjatë këtyre dy sezoneve Berisha ka zhvilluar 41 ndeshje, prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime.
Valon Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2016 dhe deri më tani ka zhvilluar 35 ndeshje me ‘Dardanët’. /Gazeta10/