
Debatet në emisionin e “Politikos” nuk kanë të ndalur, tashmë në debat kanë hyrë dy komentatorët e Kanal10, Halil Matoshi dhe Krenar Shala.
Shala deklaroi se kërkesat e policëve për rrezikshmërinë janë të arsyeshme por është vështirë me dal në protestë kur i ki të ardhurat mbi 2000 euro.
“Kërkesat e policëve janë të arsyeshme kur kërkojnë shtesat për rrezikshmërinë sepse është punë e rrezikshme, qysh del në protestë kur i ki të ardhurat 2200 euro”, tha Shala.
E më këtë deklaratë nuk u pajtua Matoshi duke i thënë Shalës i krisur i cili po i çmend të gjithë, raporton Gazeta10.