Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

OKB-ja me apel për ndihmë prej 1.2 miliard dollarësh për të ndihmuar Gazën

Gazeta10
03 November 2023 - 13:10

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur një apel për ndihmë urgjente duke kërkuar 1.2 miliard dollarë për të ndihmuar rreth 2.7 milionë njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

“Kostoja e plotësimit të nevojave të 2.7 milionë njerëzve që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500 mijë njerëz në Bregun Perëndimor të pushtuar, vlerësohet të jetë 1.2 miliard dollarë”, thotë Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, raporton “The Times of Izrael”.

“Apeli origjinal, i nisur më 12 tetor, kërkoi 294 milionë dollarë për të mbështetur gati 1.3 milion njerëz. Situata është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar që atëherë”, shton kjo zyrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.