
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Paris Saint Germain është duke e mposhtur Juventusin me rezultat 2:0, me dy golat e shënuara nga Kylian Mbappe, raporton Gazeta10.
Salzburgu dhe Milani po luajnë baras me rezultat 1:1 pas 45 minutave të parë. Okafor shënoi për skuadrën nga Austria derisa për rosonerët golin e gjeti Salemakers.
Erling Haaland ka vazhduar me formën e mirë duke gjetur edhe golin e parë në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn. City ka mbyllur 45 minutat e parë me epërsi minimale ndaj Sevillas.
Në ndeshjet tjera rezultat pas pjesës së parë janë këto: Benfica – Maccabi Haifa 0:0, Celtic – Real Madrid 0:0, Leipzig – Shahktar 0:1.