
Guxo nesër do ta mbajë Kuvendin e Parë Zgjedhor dhe Konstituiv.
Kjo është bërë e ditur nga Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se kuvendi do të fillojë në orën 16:30.
“Nesër në orën 16:30 me pjesëmarrjen e qindra delegatëve mbahet Kuvendi i parë dhe historik i Partisë #GUXO nga ku do dalin organet udhëheqëse të Partisë më të re në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10