
Një 1-vjeçar ka humbur jetën pasditën e së premtës në Fushë Kosovë, si pasojë e një aksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima dyshohet se u aksidentua në oborrin e shtëpisë, transmeton Gazeta10.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, ka deklaruar ai./Gazeta10