
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili tregon se ata nuk kanë një listë të pritjes por pacientët rradhiten në bazë të rasteve të cilat janë më urgjente.
Ai tregon se nuk egziston një listë e pritjes por e planifikimit të personave të cilët kanë nevojë më shumë të bëhen operacion, raporton Gazeta10.
“Listë të pritjes nuk kemi por lista e pritjes bëhet një listë me emra dhe pritet rradha për me i ftu me telefon për me ardhë në ekzaminime me i plotësu standardet dhe analizat për me hy në operacion, ekziston një ekipë prej tre vetave të cilët i radhitin pacientët në bazë të rasteve urgjente të cilët janë më të nevojshëm për me hy në operacion, në atë planifikim pritet disa ditë por ajo nuk është listë e pritjes por e planifikimit”, tha ai në Kanal10./Gazeta10