Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elbasan|5-vjeçari me autizëm dyshohet se u dhunua nga edukatorja në kopshtin publik

Gazeta10
15 November 2023 - 12:10

Një edukatore në një kopsht publik në Elbasan është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë me autizëm. Policia sqaroi se edukatorja 57-vjeçare me iniciale O.B., dyshohet se ka keqtrajtuar 5-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se rasti në fjalë po verifikohet nga autoritetet, kjo pasi aktualisht nuk ka asnjë kallëzim në polici nga ana e familjarëve. Reagimi i bluve ka ardhur mbi bazë të disa dëgjesash se në kopështin shtetëror ka ndodhur kjo situatë. Ndërkohë është bërë kërkesë për kqyerjen e kamerave të sigurisë. Deri tani s’ka asgjë të faktuar mbi dhunën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.