Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Laurit Krasniqi vazhdon kontratën me Royal Antwerp

Gazeta10
07 September 2022 - 14:50

Ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës, Laurit Krasniqi, ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin belg, Royal Antwerp.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin belg, që do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

21-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Antwerpit, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë vitin e kaluar.

Te Antwerpi tashmë ai është bashkëlojtar me futbollistin tjetër të Kosovës, Arbnor Mujën.

Këtë sezon ai ka zhvilluar katër ndeshje me Antwerpin, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Të vetmin gol me skuadrën belge, Krasniqi e ka shënuar në kualifikimet e Ligës së Konferencës kundër Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi i krahut të majtë gjatë kësaj vere pranoi zyrtarisht ta përfaqësoj

Kosovën, ndërsa debutimin me fanellën ‘Dardane’ pritet ta bëjë në shtator, ku

Kosova do të ndeshet kundër Irlandës Veriore dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.