Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Viti i ardhshëm mund të na sjellë më shumë trazira, i kemi parasysh kërcënimet ndaj popullit tonë në Kosovë

Gazeta10
20 November 2023 - 14:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shprehur frikën se viti i ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë dhe më i keq për mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë.

Ai tha se ka parasysh çdo lloj kërcënimi ndaj popullit serb në Kosovë dhe në pjesë të tjera të rajonit.

“Kam frikë se viti i ardhshëm do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se vitin e kaluar dhe këtë vit 2023. Kur e them këtë, kam parasysh çdo lloj kërcënimi ndaj popullit tonë në Kosovë dhe në Republikën Srpska dhe në shumë pjesë të tjera të rajonit tonë. Prandaj mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo ditë duke dëgjuar pikëpamje dhe opinione të ndryshme të arrijmë në një emërues të përbashkët, si ta ruajmë lirinë, vendin dhe të ardhmen tonë në përgjithësi”, tha Vuçiq, raporton KO.

Siç shtoi presidenti i Serbisë, “rruga e jonë është të insistojmë në zgjidhje kompromisi edhe pse e dimë se nuk do të ketë”.

“Disa thonë se është keq të blesh kohë. Është keq nëse nuk je përpjekur të arrish një kompromis më parë. Nëse përpiqesh të arrish një kompromis dhe e sheh se është e pamundur dhe nuk ke rrugëdalje tjetër, atëherë duhet të blesh kohë. Dhe kjo është më mirë sesa të heqësh dorë nga ajo që nuk mund dhe nuk duhet të heqësh dorë”, tha Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.