
Është hapur sondazhi se kush duhet të jetë selektori i ardhshëm i përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Krahas diskutimit me të ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, sportdashësit mund të shprehin preferencat e tyre se kënd duan ta shohin trajner të ardhshëm të Kosovës në futboll, pas dorëheqjes së ish trajnerit Primozh Gliha.
Në sondazhin e publikuar në YouTube qytetarët mund të zgjedhin mes 4 emrave për trajner të ekipit të Kosovës: Besnik Hasi, Gianni De Biasi, Ilir Daja dhe Blazh Sliskoviq. /Gazeta10/