Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapen mbi 18 kg drogë në Gjilan, dy të arrestuar

Gazeta10
07 September 2022 - 20:01

Dy persona janë arrestuar sot në Rajonin e Gjilanit, pasi Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 18 kilogramë lëndë narkotike.

Operacioni është zhvilluar pas hetimeve dy javore nën autorizimin e prokurorisë kompetente ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Vera 22”.

Gjatë këtij operacioni policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar t’i shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të policisë, të cilës i ka shkaktuar dëme materiale.

Zyrtarët policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar 18 kg e 246.9 gramë marihuanë, dy vetura me targa vendore, 355 euro dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.