
Mbrëmë është raportuar për arrestimin e Naim Murselaj dhe dy personave të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ku dyshohet se Murselaj ka paguar dorasin për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës.
Vëllai i Liridonës sot ka fol për Nacionale, i cili ka thënë se të hënën pritet të marrin përgjigje për zhvarrimin e trupit të pajetë.
Ai tutje është shprehur se çifti nuk kanë pasur probleme asnjëherë dhe se janë të pavërteta raportimet se kanë dashtë me u shkurorëzuar.
I njëjti ka shtuar se nuk kanë informacione se ku gjenden fëmijët dhe se motra e tij ka pasur siguri.
“Presim të hënën që me na kthy përgjigje për zhvarrim. Çifti nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dashtë me u shkurorëzuar. Jemi të tronditur se as vet se kemi besuar që ai e ka bo këtë send. Fëmijët nuk kemi informacion se ku janë, nuk e di çka ka mundur me qu deri aty. Motra jonë ka pasur siguri shumë të madhe se është ne shtetase e Suedisë.” – ka thënë ai.
Pasditën e së premtes është konfirmuar që Naim Murseli dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një person tjetër, i dyshuar si dorasi.
Në lidhje e këtë çështje u deklaruan Policia dhe Prokuroria përmes një komunikate të përbashkët:
“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast…” – thuhej në komunikatë.