
Kombëtarja shqiptare siguroi kualifikimin në “EURO 2024” pasi doli e para në grup me Çekinë, Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.
Në shortin e sotëm për “EURO 2024”, Shqipëria është shortuar në grupin B, aty ku do të ketë punë me Spanjën e Kroacinë.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria luan në kampionatin evropian, me herën e parë që ishte në vitin 2016, kur përfundonin në pozitën e tretë në tabelë.
Atëherë në grup ishin Franca, Zvicra e Rumania.