Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, gjuhet 5 herë me armë zjarri në drejtim të një veture

Gazeta10
03 December 2023 - 9:11

Mbrëmë rreth orës 23:30, një person ka raportuar në polici se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar 5 gëzhoja.

Ndërkaq, rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

Ky rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet ne raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.