Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Liridonës| Kjo është vepra penale për të cilën dyshohet pjesëtari i FSK-së

Gazeta10
03 December 2023 - 14:16

Disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së saj më 29 nëntor në fshatin Bernicë të Prishtinës u arrestuan Naim Murseli (bashkëshorti) si dhe Granit Plava. Pak pas arrestimit të tyre, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuar i tretë për këtë rast që ra në prangat e Policisë së Kosovës është Kushtim Kokalla.

Sinjali po ashtu mësoi se i njëjti ishte pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa kishte lidhje familjare me Naimin – nip e dajë, ku kohëve të fundit ishin parë goxha shpesh së bashku.

Sot Kushtrim Kokallës, njëjtë si dy të dyshuarve tjerë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë u është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Kushtrim Kokalla u arrestuar për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Sinjali po ashtu mësoi se pas shqiptimit të masës së paraburgimit tre të dyshuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.