Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person humbi jetën e një tjetër u lëndua, policia tregon si ndodhi aksidentit në Podujevë

Gazeta10
20 December 2023 - 8:47

Policia  e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në Llapashticë të Podujevës e ku vdiq një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave e ku si pasojë njëri nga ngasësit ka vdekur.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një person tjetër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“ Fsh. Llapashticë- Podujevë  19.12.2023 – 20:00.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.