
Xhelal Sveçla – Ministri i Brendshëm ka thënë se gjatë testimit për patrullim, rreth dy javë më parë janë sulmuar me armë në anën tjetër të liqenit.
“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojsheme që t’I evitojmë raste të tilla”, tha Svecla në T7.
Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.
“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai./Gazeta10