Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Biznesmen e aktor, kush ishte Mic Tofaj qe vdiq sot tragjikisht me bashkëshortën e tij

Gazeta10
25 December 2023 - 16:01

Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Lajmin e vdekjes së çiftit e ka konfirmuar për gazeta10 edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, raporton gazeta10.

“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha ai për gazeta10.

Kujtojmë që Mic Tofaj ishte pronar i fabrikës “Juniku”.

Ai e kishte sprovuar vetën edhe në aktrim, kur kishte marrë pjesë në serialin ‘Vendlindja Ime’ në televizionin publik. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.