Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoxha: Më duket që deri në muajin mars, s’ka as bileta më

Gazeta10
27 December 2023 - 22:08

Ardian Hoxha nga ASK duke folur rreth rrezikut të zbrazjes së Kosovës pas 1 janarit ka thënë se një gjë e tillë nuk pres që të ndodh.

Sipas tij, ata që e kanë pas ndërmend që t’ia mësyjnë Evropës për të jetuar, tashmë e kanë bërë këtë.

“Përveç që do të çlirohemi shpirtërisht nga kjo ngarkesë e izolimit, do të na ndihmojë ta shohim edhe botën. Pres që krejt t’i mësyjnë Evropës për ta vizituar. Bile sa mora informata duket se deri në mars nuk as bileta”, ka thënë Hoxha, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, ata që pritet të lëshojë Kosovën për një jetë me të mirë do të jenë punëtorët që kanë paga 300 deri 400 euro.

“Sepse këta punëtorë nuk e kanë problem që të lënë këtë pagë dhe të kërkojnë një mundësi me të mirë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se ka pas punëtorë edhe nga stafi i tij që janë larguar jashtë vendi me viza pune, por pas disa muajsh janë kthyer serish në Kosovë për ta vazhduar punën në Kosovë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.