Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Energjia elektrike, gazi, avulli…”, ndotësitë më të mëdhenj në Kosovë

Gazeta10
28 December 2023 - 10:10

Ndotësitë më mëdhenj në Kosovë është vlerësuar të jenë sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Kështu thuhet në hulumtimin e parë statistikor të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i emërtuar “Llogaritë e Emetimeve në Ajër (LLEA) 2020”.

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte që të ofrojë të dhëna të qëndrueshme statistikore për llogaritë e emetimeve në ajër në Kosovë dhe ndërtimin e një sistemi statistikor për LLEA, raporton Gazeta10.

Hulumtimi vë në pah se rreth 75 për qind të emetimeve të CO2 në vitin 2020 u liruan nga sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Të dhënat nga ky publikim tregojnë se ndotësit (emetimet) më të mëdhenj të ajrit në Kosovë në vitin 2020 ishin: CO2 (8,409 Gg); CH4 (23,44 Gg); bio CO2 (3,338 Gg) dhe N2O (1,99 Gg).

Gjithsej emetimet e CO2 sipas llojeve të industrisë (NACE Rev.2), (Gg) mund t’i gjeni në tabelën më poshtë.

Gjithsej emetimet e CO2sipas llojeve të industrisë (NACE Rev.2), (%)

Rezultatet e paraqitura në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen aktuale të Llogarive të Emetimeve në Ajër (LLEA) nga sektorë të ndryshëm të industrisë në Kosovë.

Metodologjia e përdorur për realizimin e publikimit është në përputhje me Rregulloren e BE-së (BE) Nr. 691/2011 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 6 korrik 2011, mbi Llogaritë Ekonomike Mjedisore Evropiane. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.