Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KPK: Presidenca dështoi me mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Gazeta10
28 December 2023 - 15:10

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka thënë se Presidenca ka dështuar me mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit e Shtetit.

Në konferencën e fundvitit, Maloku ka thënë se KPK-ja e ka kryer punën që e kishte përgjegjësi, teksa akuzoi se presidentja e ka mbajtur më shumë se një vit e gjysmë pezul dekretimin.

 “Nuk mendoj se Këshilli ka dështuar, ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion te Komisionit të Venecias, këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi…Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajte më shumë se një vit e gjysmë pezull dekretimin”, tha ai.

Maloku ka shtuar se Këshilli është përballur me sfida, por ka shënuar edhe rezultate për gjatë 12 muajve punë.

“Grupit Monitorues për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike gjate këtij viti, ka realizuar disa herë vizita nëpër të gjitha prokuroritë e Kosovës, ka hartuar raporte me rekomandime bazuar në të gjeturat, të cilat janë trajtuar në takimet e Këshillit. Si rezultat i kësaj, sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntëmujori të këtij viti, nga 468 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 335 raste, respektivisht, ka zgjidhur 72% të rasteve të pranuara. Ndërsa, sa i përket krimeve ekonomike, nga 290 raste të pranuara janë zgjidhur 230 raste, respektivisht janë zgjidhur rreth 79% e rasteve të pranuara. Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet ne trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha Maloku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.