
Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur para pak minutash në qytetin e Fierit të Shqipërisë.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në qendër të Fierit dhe paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, dyshohet se i plagosuri është konfliktuar me një patrullë policie, e cila ndodhej në zonë për të bllokuar trafikun, për shkak të një koncerti që po zhvillohej në qendër.
Dyshimet janë se personi në fjalë, në rrethana momentalisht të paqarta është qëlluar nga një prej efektivëve të patrullës.