Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

21 të lënduar me mjete piroteknike, dy në gjendje të rëndë – njëri i plagosur me plumb qorr

Gazeta10
01 January 2024 - 12:31

Ndërrimi i moteve, përpos festës solli edhe lëndime nga mjetet piroteknike.

22 pacientë të lënduar nga këto mjete, ndërsa një i lënduar nga një plumb qorr kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për media se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.

Policia e Kosovës për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë festës së ndërrimit të mot-motit ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku është paraparë shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.