Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vdes aktori i njohur bashkë me dy vajzat e vogla pas rrëzimit të avionit

Gazeta10
05 January 2024 - 21:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë një ishulli të vogël në Karaibe, ku aktori amerikan Christian Klepser, 51 vjeç, i njohur me emrin artistik Christian Oliver, ndërroi jetë së bashku me dy vajzat e tij të vogla 10 dhe 12 vjeç pasi avioni i vogël me të cilin po fluturonin u zhyt në oqean. Bashkë me ta ndërroi jetë edhe Robert Sachs, piloti i avionit.

Gjatë karrierës së tij, Christian Oliver ka luajtur në filmat Speed ​​Racer dhe Valkyrie, ndërsa kishte edhe një pjesë të vogël në filmin e fundit Indiana Jones.

Tragjedia ndodhi në ujërat e Bequia, pjesë e St. Vincent në Karaibe. Shkaqet e rënies së avionit të vogël janë ende të paqarta, ndërsa pranë tij menjëherë shkuan peshkatarët që ishin në zonë, por pa mundur t’u vijnë në ndihmë.

Raportohet se piloti komunikoi me kullën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti duke thënë se kishte probleme në avion, por pa i specifikuar ato, ndërsa më pas avioni u zhyt në ujë, duke i marrë jetën 4 personave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.