
Një person është arrestuar sot në Gjakovë, pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të armëve.
Të arrestuarit me inicialet S.Q,, i është gjetur një pushkë automatike AK47 dhe disa granata dore, transmeton Gazeta10.
“Me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1939. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./Gazeta10