Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shërbimet e kimioterapisë që jepen në Onkologji kalojnë përkohësisht në Mjekësinë Sportive

Gazeta10
13 January 2024 - 15:33

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kemioterapia, nga 15 janari do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse  shërbimi 24-orësh, për të  hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth  3 muaj më parë, thuhet në një njoftim.

“Me renovim  të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shendetësisë dhe ShSKUK, do të  krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime”, bëhet e ditur në një njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.