
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën e Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë: Avni Haxhiu, Sami Boroci, Betim Qerkini, Jeton Gashi, Shefki Dauti dhe Liridon Ahmeti.
Gjatë diskutimit, foli edhe Shefki Dauti, drejtor sportiv i Vjosës.
Ai konfirmon objektivin e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni.
“Klubi jonë objektiv kryesor ka arritjen në Superligë gjatë këtij sezoni. Jemi kampion vjeshtor dhe nuk do të ndalemi as në pranverë” – tha ai.
Dauti thotë se gjatë këtij afati kalimtar kanë bërë disa transferime cilësore, ndër ta edhe Diar Halili, si huazim nga skuadra e Prishtinës, me të cilët synon Superligën e Kosovës.