Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq nga Davos: Serbia ka filluar të zbatojë plane të mëdha

Gazeta10
16 January 2024 - 12:52

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka mbërritur në Davos, ku do të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se, edhe pse beson se viti 2024 do të jetë veçanërisht i vështirë për të gjithë botën, Serbia “me shumë shpresë dhe entuziazëm” po hyn në realizimin e “ëndrrave dhe planeve të mëdha”.

“Do të flas për to në ditët në vijim me liderë, investitorë dhe biznesmenë të shumtë”, tha presidenti i Serbisë, së bashku me një video që tregon udhëtimin e tij me një helikopter të ushtrisë zvicerane në një qendër popullore skijimi dhe konferencash në Alpe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.