Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Gerrard vendos për të ardhmen e tij

Gazeta10
18 January 2024 - 13:10

Steven Gerrard ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës dyvjeçare si trajner i Al Ettifaq.

Marrëveshja do ta shohë ish-kapitenin e Liverpool-it të vazhdojë në klubin Saudi Pro League deri në vitin 2027 pas marrjes së drejtimit të kësaj skuadre në muajin korrik.

Pas një fillimi premtues, skuadra e Gerrard ka shënuar rënie të formës dhe është pa fitore që nga tetori.

Së fundi, ai humbi lojtarin e tij më të mirë pasi kontrata e Jordan Henderson u ndërpre për të lejuar një transferim të përhershëm te Ajaxi.

Por shefat e klubit janë të vendosur që t’i japin edhe më tutje besim atij dhe t’i sigurojnë 43-vjeçarit fonde për të përmirësuar skuadrën e tij.

Gerrard bëri kalimin në Lindjen e Mesme pasi u shkarkua nga Aston Villa në tetor 2022 pasi e çoi klubin në vetëm 13 fitore nga 40 ndeshje gjatë 11 muajve të tij në krye të saj.

Sipas The Sun, Gerrard është trajneri i katërt më i paguar në botë me një pagë prej 15.2 milionë funte në vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.