Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

18-vjetori i vdekjes së Rugovës, Osmani: Ndërtoi aleanca që do t’i ruajmë përjetë, në miqësi të përhershme me SHBA-në

Gazeta10
21 January 2024 - 10:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë sot homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.

Osmani tha se Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin të ndërtojë aleanca të cilat, siҫ u shpreh ajo edhe sot i duhen Kosovës.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë – njeriun që ia kushtoi çdo ditë ditë jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë dhe punoi në radhë ta parë me popullin e Kosovës dhe në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë, në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë e shumë sakrificash të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë të ndërtojë aleanca që edhe sot i duhen Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca, që do të na ndihmojnë të ecim parë, drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik, për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.